Kanye West tradhëtoi Kim Kardashian me një burrë, thashethemet në prag të divorcit

Share

Martesa e Kim Kardashian dhe reperit Kanye West ka marrë fund dhe çifti po divorcohet. Mesa duket mes tyre ka hyrë një mashkull, youtuberi Jeffre Star, i cili po jeton një romancë me Kanye West.

Ky është thashethemi që nisi në TikTok, dhe u përhap me shpejtësi në Twitter dhe Instagram.

Në videon e TikTok, Ava Louise tregon një artikull të “Page Six” ku shkruhet se Kim dhe Kanye janë në prag divorci, por sipas saj kjo nuk përbën lajm pasi Kaney është prej kohësh në lidhje me “një guru të famshëm bukurie”.

“Shumë njerëz të afërt me ta e kanë ditur prej kohësh”, shprehet Ava, e cila më pas ka pohuar se nuk ka prova konkrete për këtë pretendim.

Pas kësaj, ndjekësit nisën të nxirrin në pah të dhëna të tjera që i lidhin ata bashkë, si përshembull fakti që dy protagonistët i kanë shtëpitë afër, në Hidden Hills, Kalifornia. Po ashtu, Jeffree Star viziton shpesh shtëpinë e tij në Wyoming, ku Kanye zotëron prona dhe thuhet se po kalon shumë kohë atje kohët e fundit.

Aktualisht, nuk ka asnjë provë që sugjeron se Star dhe West janë takuar ndonjëherë dhe se ka patur diçka mes tyre, por sidoqoftë, një ngjarje e tillë është bërë virale në rrjetet sociale.


Share

Komente