Kaosi me Kadastrën, Rama: Sistemi funksionon por duhet të mësojnë si ta përdorin, buburrecat kanë humbur pushtetin

0
Shpërndaje lajmin

Edi Rama në një komunikim me gazetarët pasditen e sotme ka komentuar kolapsin në Kadastër, pas digjitalizimit të shërbimit.
Ai mohon se ka probleme me funksionimin e sistemit.
Rama: Me blu janë aplikimet, me portokalli janë përgjigjet. Shikojeni se si funksionon, ky është realiteti. Tani çfarë ka ndodhur? Sistemi funksionon sepse monitorohet në kohë reale. Njerëzit që merren me këtë punë bëjnë stimulime të vazhdueshme për të parë funksionimin e sistemi. Ai funksionon, por jemi në fazën kur sistemi duhet nga një anë të mësohet nga ata që e përdorin dhe nga ana tjetër duhet të kapërcejë presionin negativ që atyre që kanë humbur pushtetin mbi Kadastrën, noterë, sekserë, buburreca brenda në Kadastër. Nuk ka më pushtet mbi fatin e aplikimit të qytetarit. As nuk e dinë më se ku trajtohet aplikimi, jo më të kenë pushtet mbi të. Sistemi ka një të keqe të madhe që nuk i futesh dot mik, o ta pranon o s’ta pranon. O duhet ta bësh siç duhet ose nuk ta pranon, nuk i futesh dot mik fare.
Grafiku i bërë publik nga Rama
Ne përditësim…
 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *