Kapen 2.2 tonë kokainë në Kosovë, hyri nga porti i Durrësit

Share

Mediat shqiptare shkruajnë se në Kosovë është kapur një sasi e madhe droge. Bëhet fjalë për 2 tonë e 200 kg kokainë. Droga vinte nga vendet e Amerikës Latine, përcjell albinfo.ch.

Mësohet se kokaina është kapur në një kamion me mish, i cili vinte nga Brazili. Kapja e saj ka ardhur si rezultat i një operacioni mes policisë shqiptare, policisë italiane dhe asaj të Kosovës. Sinjali ka ardhur nga DEA amerikane.

Droga prej tre ditësh është nisur drejt Kosovës, ku dhe është sekuestruar. Komioni ka hyrë nga Italia në Portin e Durrësit 15 ditë më parë.

Disa informacione tregojnë për Topchanel se kamioni i kuq me targë 01 263 OD ka qenë më banane, siç thonë burimet për gazetaren Anila Hoxha dhe ka qenë në vëzhgim nga policia shqiptare prej 15 ditësh. Sasia e sekuestruar e kokainës kap vlerën e 6 miliardë eurove.

Ndërkohë lajmi ende nuk është konfirmua nga pala shqiptare. Kjo është hera e tretë që nga porti i Durrësit kapet një sasi e madhe me kokainë.

Më herët në prill u kapën 143 kg kokainë në portin e Durrësit, ndërsa po ashtu u kapën edhe në 1 prill një tjetër sasi prej 49 kg kokainë, në pronësi të Selim Çekajt, babait të Arbër Çekajt, i dënuar dhe ky i fundit për trafikimin e 613 kg kokainë.

Komento

Recent Posts

  • Bota
  • pastrimi i parave
  • raporti
  • rrjetet kriminale
  • tregu i kriptomonedhave

Sipas një raporti të publikuar së fundmi, pastrimi i parave në tregun e kriptomonedhave u rrit me 30%

1 hour ago
  • Bota
  • kafeja
  • kulturat te tjera bujqesore
  • ndryshimet klimaterike
  • zonat

Kafeja dhe kulturat të tjera bujqësore përballen me ndryshime të mëdha, për shkak të ndryshimeve klimaterike

3 hours ago
  • Koronavirusi: çast pas çasti
  • lajme
  • shëndetësi

Suedia nuk rekomandon vaksinën anti-Covid për fëmijët 5-11 vjeç

3 hours ago