“Kapitull i ri” te “harkëtarët”, Ajax prezantonin “numrin 1” të pankinës

0
Shpërndaje lajmin

“Gjigantët” holandez të Ajax kanë emëruar këtë të hënë, holandezin John van’t Schip si trajner, një javë pasi shkarkimit të Maurice Steijn. Koha e Steijn tek “harkëtarët” mori fund pasi një serie prej katër humbjesh në Ereidvisie, ku skuadra e Ajax renditet e parafundit.
Tekniku holandez 59-vjeçar filloi karrierën e tij si lojtar i Ajax dhe kaloi 11 vjet në klub, më vonë u kthye si ndihmësmenaxher i “bomberit” legjendar, Marco Van Basten dhe ishte trajner i përkohshëm në vitin 2009.
Një koment të shkurtër mbi emërimin e Van’t Schip e bëri edhe CEO i Ajax, John van Halst, i cili u shpreh se John është një emër i njohur brenda klubit, i cili përveç të gjithave ka shumë përvojë kombëtare dhe ndërkombëtare.
“John është një njeri i Ajaxit, i cili ka shumë përvojë kombëtare dhe ndërkombëtare, në fushë dhe pranë saj. Për ne ai është personi i duhur për t’i dhënë një kthesë pozitive paraqitjeve tona, Së pari, si trajner i ekipit të parë dhe për një periudhë afatgjatë ne shohim një rol teknik të ndryshëm për të”,- tha CEO i Ajax, John van Halst. /i.m /  

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *