“Karabinerët” i bëjnë thirrje të ndalojë, shqiptari i jep gaz: Çfarë i gjetën në makinë pas arrestimit

Shpërndaje lajmin

Karabinierët arrestuan pasi e ndoqën disa kilometra me makinë një shqiptar 50-vjeçar në Spezzano. Pas arrestimit, policia kreu edhe kërkime në makinën e tij duke gjetur një pistoletë si edhe fishekë.
Sipas mediave italiane, ngjarja ka ndodhur më datë 24 prill, por është bërë publike vetëm tani nga Karabinerët, të cilët theksuan se iu desh ta ndiqnin shqiptarin nëpër rrugë me makinë pasi nuk iu bind urdhrit të tyre për të ndaluar në një postbllok rutinë.
Teksa po kryenin një patrullim normal, ata vunë re një makinë të madh që po kalonte aty duke i bërë me shenjë që të ndalonte. Por, në vend që t’i bindej urdhrit, shqiptari 50-vjeçar i dha gaz duke vijuar udhëtimin.
Pas ndjekjes Karabinerët bënë arrestimin e duke i gjetur edhe pistoletën. /

Leave a Reply

Your email address will not be published.