Karamuço zbulon qendrën e rehabilitimit nga droga në Rinas: Nuk dinë ku t’i çojnë
Temë e emisionit Review në Euronews Albania këtë të shtunë ishte përdorimi i drogërave nga të rinjtë në Shqipëri.
I ftuar në studio eksperti i kriminalistikës, Ervin Karamuçom zbuloi se shumë pranë aeroportit të Rinasit është krijuar një qendër private rehabilitimi nga droga.
Sipas tij kapacitet e qendrës janë tejmbushur pavarësisht çmimeve tepër të larta.
Karamuço shtoi se aty shkojnë persona që janë përdorues të drogërave të forta jo vetëm nga Shqipëria, por nga i gjithë Ballkani.
“Është krijuar një qendër e madhe detoksifikimi nga droga shumë afër aeroportit të Rinasit. Shumë pak dihet për këtë. Është një qendër private, pasi ata që e kanë bërë, të huajt, e kanë menduar se i gjithë Ballkani ka këtë probleme dhe mund të vijnë nga një vend tjetër në aeroport dhe aty strehohen pastaj. Është bërë, qendër komunitare rehabilitimi dhe ka filluar puna dhe po vijnë njerëz sa është mbushur kapaciteti që ka.
Është çmimi shumë i lartë dhe është një kompani e huaj që e ka që ka dhe një spital privat në Shqipëri. Dhe po thonë nuk po i mbajnë dot, kemi një numër shumë të madh kërkesash dhe nuk dimë ku t’i çojmë”, tha Karamuço.
LEXONI GJITHASHTU:
Tullumbacet me drogë, gazetarja e Euronews blen në mes të Tiranës bombolën me azot
Gazetarja zbulon llojet e drogërave të reja që shiten lehtësisht në “tabakino”
Karamuço zbulon dëmet e tullumbaceve me azot: Kujdes, çon në paralizë