Karteli “Labëria” në jug, Artan Hoxha flet për mafien shqiptare

Shpërndaje lajmin

Gazetari Artan Hoxha tha në “Now me Erla Mëhillin” se në Shqipëri ka krim të organizuar sepse nuk ka shtab, gjë që sipas tij ka anët pozitive dhe negative.
Hoxha tha se e keqja qëndron te fakti se krimi shqiptar nuk arrin dot të krijojë një mega strukturë të madhe, por dhe e suksesshme për ta.
“Nëse ti godet sot në Palermo një organizatë kriminale shqiptare nga jugu i Shqipërisë, pas një muaji aty do të vijë një grup tjetër që do të vijë nga veriu i Shqipërisë, nga një qytet tjetër sepse ne nuk kemi shtab, nuk kemi kokë, nuk kemi komision, ne kemi krim horizontal,” – sqaroi gazetari.
Ai shtoi se grupin Habilaj e kishte cilësuar si grupi “Labëria” për shkak se në atë zonë operonin dhe pavarësisht se cenonin sigurinë e vendit duke fikur radarët, përsëri nuk bëhej fjalë për grupin më të rrezikshëm që vepronte në jug të Shqipërisë.
 
LEXONI GJITHASHTU:

Si u kap bosi i mafies në një vizitë në një klinikë pas 30 vjetësh në arrati
Arrestimi i Denaros, Agalliu: Në arrati janë dhe 4 liderë të tjerë të mafies

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *