September 25, 2021

Kartëmonedha me përmasat më të mëdha në botë

Shpërndaje lajmin

Kartëmonedha me përmasat më të mëdha në botë është kartëmonedha filipinase 100.000 peso. Ajo është më e madhe se një faqe A4 (356×216 mm) dhe u krijua në vitin 1998 për të përkujtuar 100-vjetorin e shpalljes së pavarësisë së Filipineve.

Kjo kartëmonedhë ishte në shitje vetëm për koleksionistët, me një çmim prej 180.000 pesos ose rreth 3.700 dollarë amerikanë.

Kartëmonedha përmban 21 elemente sigurie, përfshirë edhe një hologramë./abcnews.al


Shpërndaje lajmin

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *