Kastriot Islami del me paralajmërimin e fortë dhe i drejton thirrjen e papritur opozitës: Mbajeni mend me 25 prill do kemi zgjedhje jo të zakonshme

Share

Ish-deputeti Kastriot Islami iu është drejtuar kolegëve të tij opozitar me një thirrje të fortë. Islami i këshillon që të mos zihen me njëri-tjetrin për listat e kandidatëve për deputet sepse zgjedhjet e 25 prillit nuk do të jenë të zakonshme.

Islami shprehet se zgjedhjet e 25 prillit s´mund të jenë thjesht për të zëvendësuar disa emra, s´janë thjesht rrotacion politik.

“Mos u “grindni” për një vend në listen e deputetëve; kjo do të ishte një luftë meskine… Beteja e vertetë në zgjedhjet e 25 prillit duhet të jetë dhe do të duhet të shkaktoje përmbysjen e madhe të së kEQES.

Dhe pas 25 prillit nis ndëshkimi! Përndryshe e keqja do të vazhdojë të jetë prezente e madje të rritet!

Ky nuk është ekzagjerim!Mbajeni mend dhe mos e harroni!”, shkruan Islami.

Reagimi nga Kastriot Islami:

“Të nderuar miq,

mbajeni mirë parasysh:

Zgjedhjet e 25 prillit

a) s’mund të jenë zgjedhje të zakonshme…

b) s’mund për të jenë thjesht për të zëvendësuar disa emra…

c) s’janë thjesht dhe vetëm një rrotacion i pushtetit…

Prandaj mos u “grindni” për një vend në listen e deputetëve; kjo do të ishte një luftë meskine… Beteja e vertetë në zgjedhjet e 25 prillit duhet të jetë dhe do të duhet të shkaktoje PËRMBYSJEN e Madhe të së KEQES.

Dhe pas 25 prillit nis NDESHKIMI!

Përndryshe e keqja do të vazhdojë të jetë prezente e madje të rritet!

Ky nuk është ekzagjerim!

Mbajeni mend dhe mos e harroni!”-shkruan Islami.


Share

Komente