April 15, 2021

Katar 2022/ “Ne dhe Gjermania, kush e ka radhën?”, Norvegjia vijon protestën

Shpërndaje lajmin

Norvegjia vazhdon të protestojë për të drejtat e njerëzve që po punojnë në ndërtimin e stadiumeve në Katar, vend që organizon Botërorin e vitit 2022. Rreth 6500 persona, kryesisht emigrantë ilegalë nga India, Bangladeshi dhe Pakistani, kanë humbur jetën në Katar.

Kombëtarja vikinge protestoi përpara fillimit të ndeshjes së tre ditëve më parë kundër Gjibraltarit. “Të Drejtat e Njeriut, brenda dhe jashtë fushës“, lexohej në fanellat që kishin veshur Haaland me shokë, teksa një ditë më vonë erdhi edhe protesta e Gjermanisë.

 

Mesazhi i lojtarëve norvegjezë

Të drejtat e njerëzve“, formuan titullarët e katër herë kampionëve të botës përpara fillimit të takimit shtëpiak me Islandën. Norvegjia po përballet sot në Malaga kundër Turqisë, dhe përpara fillimit të ndeshjes ka dhënë mesazhin e radhës.

Të Drejtat e Njeriut, brenda dhe jashtë fushës. Norvegjia, Gjermania, kush e ka radhës?“, lexohet në fanellat e bardha të lojtarëve skandinavë, të cilët ftojnë edhe kombëtaret e tjera të japin mesazhin e tyre në lidhje me këtë çështje shumë delikate.

 

Edhe “tulipanët” kanë një mesazh

Listës i është bashkuar edhe Holanda, ashtu siç premtoi edhe Matthijs De Ligt ditën e djeshme. Lojtarët e kombëtares tulipane zbritën me bluza të zeza përpara fillimit të ndeshjes kundër Letonisë, aty ku lexohej mesazhi: Futbolli mbështet ndryshimin. /abcnews.al


Shpërndaje lajmin

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *