Katari dështon në nisje, humbet ndeshjen e parë ndaj Ekuadorit

Shpërndaje lajmin

Katari e ka nisur me humbje rrugëtimin në botërorin që zhvillohet në tokën arabe. Të zotët e shtëpisë ishin të pafuqishëm për të marrë një rezultat pozitiv përballë Ekuadorit, me këta të fundit të cilët triumfuan 0-2.
Amerikano jugorët kaluan në avantazh që në minutën e 5 me Valencia, por goli i tij ishte i parregullt.
33-vjeçari do të ishte heroi i takimit, i cili gjeti dy herë rrjetën me penallti dhe më pas një ekzekutim i bukur me kokë. Vendasit gjithashtu provuan reagimin, por rezultuan të pasuksesshëm. Në ditën e dytë të Botërorit janë 3 ndeshje interesante, Angli-Iran, Senegal-Holandë dhe SHBA-Uells.
Pavarësisht kritikave të shumta, Katari ia doli të krijonte një atmosferë spektakolare në nisje të edicionit të 22-të. Stadiumi Al Bajat ishte plot e përplot, ku të gjithë ishin të fokusuar tek ceremonia hapëse.
Morgan Freeman ishte një gjetje për këtë event, me aktorin amerikan që shtangu të pranishmit. Ndërkohë më pas gjithçka vijoi krejt normalisht.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *