Katari e nis me humbje Kupën e Botës, ylli i Fenerbahçe i jep fitoren Ekuadorit

Shpërndaje lajmin

Kupa e Botës nisi sot zyrtarisht më 20 nëntor dhe do të përfundojë më 18 dhjetor në finalen e madhe.
Në ndeshjen e parë hapëse të vendit organizator, Ekuadori ka mpostur 0-2 Katarin.
Ndeshja nisi mjaft mirë për Ekuadorin teksa që në minutën e 3 gjetën golin me Valencian por, ai u anulua për pozicion jashtë loje.
Megjithatë, 13 minta më vonë Valencia gjeti sërish golin këtë herë nga pika e bardhë e penalltisë.
Duket se sot ishte dita e sulmuesit te Fenerbache, i cili në minutën e 31′ gjeti sërish golin këtë herë me kokë duke e mbyllur sfidën me dopietë.
Ecuadori ngjitet kështu në vendin e parë me 3 pikë në Grupin A, në pritje të sfidës tjetër të grupit  Senegal-Holandë e cila luhet nesër në orën 17:00. SHIKO GOLAT /G.D /

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *