April 15, 2021

Kategoria e Dytë/ Butrinti kryeson grupi B, fitojnë Labëria dhe Delvina

Shpërndaje lajmin

Është luajtur java e 14-t në grupi B të Kategorisë së Dytë. Butrinti siguroi një fitore me vlera në fushën e Memaliajt. Mario Gurma i dhuroi tre pikët dhe kreun e renditjes skuadrës sarandiote me golin e shënuar në fillimin e pjesës së dytë.

Fitore në transfertë arriti edhe Labëria. Ekipi vlonjat fitoi 2-3 në Patos kundër Albpetrolit vendas. Hidershaj shënoi dy gola për Albpetrolin, kurse Kumanaku, Dhrami dhe Seferaj realizuan golat e fitores për Labërinë, që mban pozitën numër tre.

 

Rezultatet

Delvina dhe Këlcyra nuk gabuan në fushat e tyre, duke mposhtur Gramozin dhe Naftëtarin. Pa fitues përfundoi takimi Përmeti-Skrapari. Të dy skuadrat shënuan nga dy gola dhe ndanë nga një pikë në fund.

 

Renditja e kampionatit

Kujtojmë që përballja Devolli-Maliqi u shty për shkak të reshjeve të dendura të dëborës. Stadiumi Bilisht Sport u mbulua nga dëbora dhe FSHF vendosi që derbin juglindor të luhet një ditë tjetër. /abcnews.al

 


Shpërndaje lajmin

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *