Kategoria e Parë, Grupi B/ Egnatia mposht Pogradecin, barazim mes Lushnjës dhe Tomorit

Share

U luajtën ditën e sotme 2 sfidat e vlefshme për javën e 3-të të Grupit B të Kategorisë së Parë. Egnatia e Rrogozhinës arriti një fitore të arrtë në një transfertë të vështirë si ajo ndaj Pogradecit. Goli i futbollistit Xhemalaj, i dhuroi 3 pikë të arta, rrogozhinasve.

Ndërkohë sfida tjetër ajo mes Lushnjës dhe Tomorit përfundoi në barazim 1-1. Beratasit e mbyllën pjesën e parë në avantazh, ndërkohë që vendasit arritën të barazonin me anë të mbrojtësit afrikan, duke siguruar një pikë të rëndësishme.

REZULTATET:

POGRADECI-EGNATIA 0-1

Xhemalaj 84′

LUSHNJA-TOMORI 1-1

Abduxhabar 50′ / Mezini 12′.


Share

Komente