November 29, 2021

“Kategoria e Parë”, ‘skena’ i përket grupit B, ‘flakë’ 6 përballjet e ditës së sotme

Shpërndaje lajmin

Pas ndeshjeve të grupit A të luajtura ditën e djeshme, skenën e ditës së sotme do e marrin 6 përballjet e grupit B.

Të gjitha sfidat e ditës së sotme në Kategorinë e Parë do të luhen në të njëjtën orë, 14:00, me skuadra të njohura që zbresin në fushën e blertë, për të matur forcat me kundërshtarë aspak të lehtë.

Skuadra vlonjate e Flamurtarit do të luajë në transfertën e Naftëtarit, që do kërkojnë vazhdimësinë e asaj fitoreje të thellë 6-0 ndaj Përmetit.

Sakaq, topin për ditën e sotme do e shkelmojë edhe Luftëtari që do të luajë në shtëpinë e tij, ku do të presë Memaliajn.

Përballjet e ditës së sotme grupi B:

Naftëtari-Flamurtari

Albpetrol-Labëria

Luftëtari-Memaliaj

Devolli-Sopoti

Tepelena-Gramozi

Përmeti-Këlcyra

/f.a/


Shpërndaje lajmin

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *