Katër muaj larg zgjedhjeve/ Basha lë gjysmën e qarqeve ende pa drejtues politik

Share

Vetëm katër mua na ndajnë nga zgjedhjet e 25 prillit.

Dy javë më parë kreu i PD, Luzlim Basha filloi lëvizjet për caktimin e drejtuesve politikë në qarqe. Deri tani Basha ka caktuar gjysmit e drejtuesve të qarqeve duke filluar nga Shkodra ku drejtues politik i PD-së, në këtë qark do të jetë Helidon Bushati.

Drejtues i PD në Fier, do të jetë Enkelejd Alibeaj dhe në Vlorë Bujar Leskaj. Ditën e sotme u konfimruan edhe drejtuesite qarqeve te Elbasanit ku do të jetë Gazmend Bardhi si dhe drejtuesi i qarkut të Durrësit, Edi Paloka.

Në qarkun e Tiranës do të jetë vetë Basha drejtues politik për zgjedhjet e 25 prillit.

Ndërkohë mbeten pa caktuar edhe drejtuesit politikë për gjysmat e qarqeve nga 12 që janë gjithësej. Në ditët në vazhdim pritet që të caktohen drejtuesit për qarkun e Korçës, Lezhës, Kukësit, Dibrës, Beratit dhe Gjirokastrës.

Basha pritet që listën përfundimtare të kandidatëve ta publikojë brenda janar./CNA.al


Share

Komente