Katër policë nën hetim për arratisjen e 21-vjeçarit në Korçë

Shpërndaje lajmin

Katër punonjës policie po hetohen për shpërdorim detyre, në lidhje me ngjarjen e ndodhur mesditën e së dielës në Korçë, ku një i arrestuar u arratis nga ambientet e Gjykatës së Shkallës së Parë të këtij qarku.
Nga veprimet hetimore ka rezultuar se dy punonjësit e policisë, shtetasit G. S dhe F. S. nuk kanë përmbushur detyrën duke mos zbatuar detyrimet ligjore për mënyrën e shoqërimit të personave të arrestuar apo të ndaluar.
Ndërsa, Inspektor E. S., në kundërshtim me procedurat standarde të punës ka bërë njoftimin vetëm të njërit prej punonjësve të patrullës për shoqërimin në gjykatë të 21-vjeçarit Kristian Medolli.
Në lidhje me këtë ngjarje, dyshohet se punonjësi i policisë Komisar M. J,  nuk ka marrë masa për organizimin e shërbimeve për shoqërimin e të riut. 21-vjeçari ka mundur t’i shpëtojë policisë ndërsa ndodhej në gjykatë për masën e sigurisë.
Gjatë kohës që ai ka qenë duke hipur në mjetin e policisë, brenda ambjenteve të garazhdit të Gjykatës, u është larguar dy punonjësve të policisë dhe është kapur pak më pas nga shërbimet e Komisariatit të Policisë Korçë.
Sipas policisë, Medolli ka vjedhur në një banesë në fshatin Mazrek të Korçës, një motor frigoriferi dhe një biçikletë.
LEXONI GJITHASHTU

Kapet i arratisuri nga gjykata e Korçës

Leave a Reply

Your email address will not be published.