“Ke qasje populiste”, Lapaj përplaset me Çipën: Më mirë se të jesh cinik

0
Shpërndaje lajmin

Avokati Adriatik Lapaj ka debatuar në emisionin “Now” në Euronews Albania, me gazetarin Aleksandër Çipa, në lidhje me korrupsionin nga politikanët në vend.
Lapaj u shpreh se Kosova është më mirë se Shqipëria, edhe për faktin se ka ndërruar elitat politike.
Por për Çipën, kjo ishte një qasje populiste.
Adriatik Lapaj: Kosova ka ndërruar 3 breza politikë në 10 vitet e fundit. Ata atje kanë garën e hapur. Kanë një sistem propocional me lista të hapura.
Aleksandër Çipa: Nuk jam dakord. Është një qasje populiste.
Adriatik Lapaj: Kush tha që është gjë e keqe populizmi kur është për të mirën? Të jesh cinik më mirë?
Aleksandër Çipa: Jo, nuk e thashë këtë.
Adriatik Lapaj: Ka shumë të bëjë sistemi. Sistemi propocional me lista të hapura në Kosovë, ka bërë të mundur që aty të qarkullojnë elitat dhe të mos ndihen të paprekshëm.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *