KEDS: Do t’i trajtojë me prioritet kërkesat e diasporës

Shpërndaje lajmin

Gjatë sezonit të verës do të trajtohen me prioritet kërkesat që vijnë nga diaspora, kështu është thënë nga kompania kosovare për distribuim me energji elektrike, KEDS, përcjell albinfo.ch.

Duke qenë se bashkatdhetarët kanë blerë prona të shumta në Kosovë, KEDS-i ka thënë se në vazhdimësi po pranon kërkesa për lidhje të reja nga konsumatorët që po kërkojnë të trajtohen me prioritet për arsye të kohës së shkurtër të qëndrimit në Kosovë.

Në këtë drejtim, KEDS-i ka bërë të ditur se ka ndërtuar një sistem identifikimi për kërkesat për lidhje të reja për diasporën.

Gjatë kërkesës për lidhje të re, bashkatdhetarët duhet të marrin me vete pasaportën e vendit rezident apo lejeqëndrimin në atë vend, që dëshmon se aplikuesi është nga diaspora.

“Më pas kompania do ta shqyrtojë kërkesën në kohën më të shkurtër të mundshme dhe do të procesohet tutje”, thuhet në njoftim.

“KEDS mbetet kompani e përkushtuar që të jetë sa më afër konsumatorëve. Ndërtimi i partneritetit me konsumatorë dhe ofrimi i shërbimeve sa më kualitative janë prioritete të kompanisë”, përfundon komunikata e KEDS-it.


Shpërndaje lajmin

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *