Këlliçi nuk kursehet ndaj Ramës e Veliajt/ Tepsia u bë dajre, timoni do shofer

Share

Kryetari i FRPD-së Belind Këlliçi, ka zhvilluar takim me të rinjtë e Yrshekut e Katundit të Ri, në sajë të zgjedhjeve të 25 prillit.

Këlliçi ka sulmuar kryeministrin Edi Rama dhe kryebashkiakun e Tiranës Erion Veliaj, për premtimet e bëra nga këta të fundit.

Demokrati thotë se të rinjtë duan të shohin dritë në fund të tunelit dhe pretendon se këtë do ia japë PD.

25 prilli do të na ndajë nga e shkuara e premtimeve populiste, me shëndetësi falas, aeroporte madhështore, 300 mijë vende pune imagjinare, e fantazi të tjera të një individi që vizaton aeroporte në zyrën e shtetit.

PD ka përballë Hiçin llafazan Veliaj dhe piktorin haluçinant Rama që sheh kudo aviona që ulen në Vlorë, Sarandë e Kukës. Me peshkun në det e tiganin në zjarr, barku mbetet bosh. Tepsia e Ramës u bë dajre. Timoni do shofer. Të rinjtë duan të shohin dritë në fund të tunelit. Duan motiv për të besuar tek Shqipëria.

Me ekipin e FRPD dhe të rinjtë e Yrshekut e Katundit të Ri, biseduam gjatë për nevojën emergjente për ndryshim. Më 25 prill do të ndahemi nga hiçi 8-vjeçar e do të bëjmë përpara si vendet e tjera europiane. Koha për ndryshim erdhi!”, shkruan kreu i FRPD./ CNA.al


Share

Komente