Kënga e tij e fundit u komentua si diss për Melinda Ademin, reagon Stresi!

Share

Për të gjithë fansat e Stresit dhe Feros që prisnin me padurim bashkëpunim e tyre, pritja ka marrë fund disa ditë më parë.

Ditën e të martës dy reperët kanë publikuar bashkëpunimin e tyre që mban titullin “Mahall”.

Kënga ka shkaktuar goxha impakt pozitiv tek fansat e tyre dhe për një kohë të shkurtër kënga po rezulton maftë e suksesshme.

Kjo këngë do jetë pjesë e albumit të Stresit që mban shumë bashkëpunime dhe deri tani është bërë e ditur se Stresi do të sjellë një bashkëpunim me Çartanin, me reperin Gent dhe me Don Phenom.

Ndërkohë, Fero gjatë kësaj kohe ka qëndruar më shumë në studion e tij “Gang Gang Entertainment” ku ka punuar në albumin e tij të dytë.

Mirëpo, vëmendje të madhe në këtë projekt ka marrë një varg i Stresit i cili thotë “Po hiqen si gangsta, i pi si çaj rus. Asnjë se llogariti, duke përmendur kështu në fund të këtij vargu emrin e reperes së njohur Melindes.

Kaq ka mjaftuar që të gjithë të flisnin dhe të komentonin shumë këtë pjesë të këngës.

Pas gjithë bujës ka ardhur edhe reagimi i Stresit, i cili e mohon kategorikisht diçka të tillë. Në një status në rrjetet sociale reperi shkruan se tashmë nuk merret më me diss-e por me muzikë cilësore.

Ndërkaq ai thotë se është 34 vjeç dhe nuk ia kthen askujt diss-in dhe i uron suksese kolegëve, teksa shton se do vetëm që ata mos të merren me të.

137326348 450483539314547 1758455519796524106 n 290x600 1


Share

Komente