October 19, 2021

Kërcënimet kundër politikanëve zviceranë po rriten

Shpërndaje lajmin

Një fenomen i ri po bëhet më i përhapur në Zvicër që nga fillimi i pandemisë Covid: kërcënimet dhe fyerjet në mediat sociale kundër anëtarëve të Këshillit Federal si dhe deputetëve janë në rritje.

Në vitin 2019, kishte vetëm pesë raste të tilla të raportuara, 20 në 2020, dhe 237 në periudhën tre mujore midis janarit dhe prillit të këtij viti.

Florian Näf, zëdhënës i Policisë Federale (Fedpol) tha se kërcënimet jo vetëm që janë rritur në numër, por “toni i tyre është bërë gjithashtu më agresiv” gjithashtu, përcjell albinfo.ch.


Shpërndaje lajmin

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *