Kërcënimi me bombë në aeroportin e Bazelit, i treti në një javë

0
Shpërndaje lajmin

Aeroporti Ndërkombëtar Basel-Mulhouse-Freiburg është urdhëruar të evakuohet për herë të tretë për shkak të një kërcënimi me bombë.
Siç njoftuan autoritetet franceze në Twitter, në orën 17:30 u dha urdhri për evakuim, me pasagjerë dhe personel që u dërguan në një vend të sigurt. Njëkohësisht është krijuar një perimetër sigurie nga policia.
 

Mardi 24/10 à 17h30
Nouvelle alerte à la bombe à l’aéroport de Bâle-Mulhouse.
évacuation et mise en sécurité du personnel et des passagers
périmètre de sécurité mis en place par les forces de l’ordre
démineurs sur place pour une levée de doute@euroairportcom pic.twitter.com/GCw3sZyDRM
— Préfet du Haut-Rhin (@Prefet68) October 24, 2023

Një ekip për zbulimin e eksplozivëve dhe qentë hetues ndodhen në vendngjarje për të kontrolluar zonën.
Janë regjistruar vonesa dhe anulime fluturimesh.
Dy urdhrat e mëparshëm të evakuimit, për shkak të një kërcënimi me bombë, u dhanë të enjten dhe të premten e kaluar, por pak më pas rezultuan të ishin alarme të rreme.
Kujtojmë se pak ditë më parë, pas një kërcënimi me bombë, u evakuua Pallati i Versajës në Francë, si dhe Muzeu i Luvrit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *