Kërkesa për energji diellore tejkalon furnizimin në Zvicër
Kriza energjetike, e cila ka ngjallur frikë për mungesat dhe shqetësimet për kostot e larta, po shkakton një nxitim të paparë për panelet diellore tek pronarët zviceranë të shtëpive, përcjell albinfo.ch.
Por, megjithëse kërkesa është në nivelin më të lartë për momentin, ka një mungesë të paneleve fotovaltike dhe inverterëve – komponentë thelbësorë të sistemit.
Sektorit i mungojnë jo vetëm pajisjet e nevojshme, por edhe fuqia punëtore. Për këtë arsye, tani duhen deri në 12 muaj për të dorëzuar dhe instaluar panelet diellore, dhe disa furnitorë janë aq të mbingarkuar sa nuk u përgjigjen më kërkesave për informacion.