Kërkimet për naftë në fushën e Dumresë/ Rama: Kemi të dhëna optimiste

0
Shpërndaje lajmin

Kryeministri Edi Rama ishe këtë të mërkurë në një konferencë për mediat së bashku me ministren e Energjetikës dhe Infrastrukturës, njëherazi zëvendës kryeministren Belinda Ballukun për të folur rreth gjetjes së naftës në malin e Shpiragut në Berat.
Rama tha se nafta e zbuluar në këtë mal është e një cilësie të lartë dhe se nëse nxjerrja e saj do të ishte e suksesshme ajo të ndikonte të gjithë ekonominë e vendit.
Ai shtoi se krahas punimeve në Shpirag kompania italiane “Eni” ka vijuar me kërkimet në fushën e Dumresë në Divjakë, ku gjithashtu ka të dhëna optimiste.
“Në Shqipëri ka filluar kërkimet në fushën e Dumresë, ku një tjetër kolos global në fushën e shfrytëzimit të burimeve nëntokësore natyrore, kompania italiane ‘Eni’ është në punë. Kemi të dhëna optimiste por puna është në një stad pak më fillestar sepse kompania italiane hyri në punë para pandemisë, por pandemia solli një bllokim të gjatë të procesit”, -tha Rama.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *