Kërkoi daljen nga regjimi ’41 bis’, GJKKO rrëzon kërkesën e Shullazit dhe të Gilmando Danit

Share

Gjykata e Posaçme kundër Krimit dhe Korrupsionit të Organizuar ka rrëzuar kërkesën e Emiliano Shullazit dhe Gilmando Dani për të dalë nga regjimi ‘41 bis’. Mësohet se gjykata nuk ka pranuar argumentin e të burgosurve të cilët kanë pretenduar se kanë pasur sjellje të mirë, kështu që e meritonin daljen nga regjimi.

Për pasojë, Shullazi dhe Dani do të vijojnë të qëndrojnë në të njëjtat qeli, pavarësisht se avokati i tyre pretendon se ministria e Drejtësisë dhe Drejtoria e Burgjeve i kanë përzgjedhur në mënyrë selektive të burgosurit për regjimit 41 bis.

Zbatimi i regjimit 41-bis në burgjet shqiptare ka nisur që prej gushtit të 2020. Në ato qeli qëndrojnë  të burgosurit me rrezikshmëri të lartë apo ata që thyejnë rregullat gjatë paraburgosjes e burgosjes.


Share

Komente