Këshilla e Helena Kadaresë për të bijat: Gjeni nje burrë, jo një financues

0
Shpërndaje lajmin

Bashkëshortja e shkrimtarit të njohur Ismail Kadare, Helena Kadare, ka dhënë një intervistë ndryshe këtë të dielë në emisionin “Interview” në Euronews Albania.
Ajo theksoi se kur ka qenë vajzë ishte shumë e kontrolluar nga prindërit, gjë të cilën nuk e ka pasur me vajzat e saj.
Kadare shprehet se këshilla e vetme që ju ka dhënë vajzave është që të jenë të pavarura ekonomikisht dhe të gjejnë një burrë e jo një financues.
“Jam rritur në një familje shumë konservatore. Isha e kontrolluar  në çdo aspekt.  Jam munduar që vajzat e mia të jenë të lira. Gjithashtu Ismaili ka qenë shumë tolerant me vajzat.   Vajzave u kam thënë që të bëhen të pavarura ekonomikisht sepse dua të martohen me një burrë dhe jo me një financues”-tha ajo.
LEXONI GJITHASHTU:

Kandidatët për president me qasje të ndryshme ndaj ekonomisë
Khamenie thotë se Irani demonstroi fuqinë e tij kundër Izraelit

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *