Këshilli Federal debaton për shkurtimin e ndihmës sociale për joevropianët

Shpërndaje lajmin

Në kuadër të një projektrishikimi të ligjit për të huajt dhe integrimin, Këshilli Federal propozon uljen e asistencës sociale që paguhet për shtetasit e vendeve të treta, njofton albinfo.ch.
“Gjatë tre vjetëve të para pas dhënies së lejes së qëndrimit, shkalla e ndihmës sociale duhet të jetë më e ulët se ajo e aplikuar për popullsinë vendase”, thanë autoritetet.
Propozimi shkaktoi kritika nga Organizata Zviceriane e Mirëqenies së Punëtorëve, zëdhënësja e së cilës, Caroline Morel, theksoi se “në ndihmën sociale, shuma e përfitimeve mbështetëse llogaritet sipas nevojave dhe jo sipas kohëzgjatjes së qëndrimit në Zvicër”.
“Është e qartë se këto masa shtrënguese do të prekin kryesisht njerëzit e cenueshëm, si fëmijët, personat me nevoja të veçanta dhe gratë”, shtoi ajo. /Albinfo.ch

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *