Këshilli i Integrimit/ Tabaku: Të ketë veprime konkrete për shit-blerjen e votës

Shpërndaje lajmin

Jorida Tabaku, në cilësinë e Kryetares së Këshillit Kombëtar të Integrimit Europian, evidentoi gjatë mbledhjes së Këshillit këtë të enjte, disa nga problematikat e prcesit zgjedhor në Shqipëri.
Tabaku theksoi se shit-blerja e votës dhe përfshirja e krimit të organizuar në zgjedhje kërkon vullnet politik, jo vetëm në letër, por edhe me veprime konkrete.
“Shit blerja e votave dhe përfshirja e krimit të organizuar në zgjedhje, kërkon që të tregojmë vullnetin politik jo në letër, jo me fjalë po me veprime konkrete. I kërkoj drejtuesit të SPAK, z. Dumani, përcaktimin e një Prokurori Special që do të mund të hetojë krimet zgjedhore dhe ato ndërlidhje që njollosën vendin tonë në raportet e BE”, tha Tabaku
Gjatë mbledhjes së Këshillit të Integrimit, ku i pranishëm ishte dhe komisioneri europian Oliver Varhelyi, Tabaku tha gjithashtu se hartimi i projektligjit për Rolin e Kuvendit në Procesin e Integrimit Europian është shenjë e vullnetit politik të opozitës për këtë proces dhe mirepret votimin unanim te tij ne Parlament.
“BE ka qenë në krahun dhe ndihmë për shqiptarët madje kanë qenë më pranë sa herë që qeveria e ka përdorur si alibi për pamundësinë e saj për t’u përballur me krizat”- ndaj dhe tha deputetja -“ Për ta bërë gjithëpërfshirës, për të shtrirë dorën ndaj mendimit ndryshe ato që sot kanë gjithë pushtetet, për të diskutuar cështjet që kanë interes kombëtar, sepse pavarësisht ndasive opozita sot është alternativa e nesërme dhe ne duhet të bëjmë cdo gjë që reformat e nevojitura për procesin e integrimit”, tha Tabaku.
 
LEXO GJITHASHTU:

Alibeaj në Këshillin e Integrimit: PD s’e di ende nëse do regjistrohet në zgjedhje
“Na duhet të shohim çështje që vihen para drejtësisë”–Varhelyi, mesazh kreut të SPAK

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *