January 25, 2022

Këshilli i përgjithshëm i LSDM-së s’pranoi dorëheqjet e Zaevit, a e mbështesin ndërkombëtarët?

Shpërndaje lajmin

Zoran Zaev ka shtyrë zyrtarisht dorëheqjen nga posti i kryeministrit të Maqedonisë së Veriut dhe i kryetarit të Lidhjes Social Demokrate (LSDM).

Vendimi është marrë në mbledhjen e mbrëmshme të Këshillit të përgjithshëm të LSDM-së, ku unanimisht është marrë qëndrim që të shtyhen dorëheqjet e Zaevit si nga posti i kryeministrit po ashtu edhe nga posti i kryetarit të LSDM-së. E gjithë kjo me qëllim që të shpëtohet shumica parlamentare, siç tha vetë Zaev në një deklaratë. Megjithatë Zaev nënvizoi se shtyrja është e përkohshme.

Sot kishim sugjerim nga Këshilli i Përgjithshëm për prolongim të dorëheqjeve, as dorëheqjet e mia diskutohen dhe as që vendoset për dorëheqjet e mia, për të vetmen arsye sepse kur i paralajmërova më 31 tetor, kamë thënë se mbetem këtu që të ndihmojë të mbahet shumica parlamentare dhe në rast se mundet të përforcohet, të rritet. Kjo është përgjegjësi edhe ndaj shtetit edhe ndaj qytetarëve tanë dhe është logjike që të jem i përkushtuar ndaj këtij procesi. Nuk kam diçka shtesë për të thënë sepse kryesuesi i Këshillit Qendror i ka kumtuar vendimet e Këshillit qendror, a njëkohësisht ka dhënë përgjigje ndaj të gjitha pyetjeve të juaja”, deklaroi Zoran Zaev, kryetar i LSDM-së.

Por a e kanë mbështetur ndërkombëtarët vendimin? Zaev tha se për këtë gjë duhet të pyeten vetë ndërkombëtarët, duke theksuar se ai ishte në mbledhje të Këshillit të Përgjithshëm të LSDM.

Unë sot isha në mbledhje të Këshillit të Përgjithshëm me të gjitha argumentet, logjikisht mu sugjerua që të bëhen të gjitha përpjekjet që të rruhet shumica parlamentare. Kam shkruar një status në facebook ku kam sqaruar se është e rëndësishme që shteti të mos kthehet sërish në të kaluarën, me zënka si në shtëpi po ashtu edhe jashtë, që ti rrezikoj proceset euro-integruese, sigurisht që është e rëndësishme sepse akoma jemi në kohë pandemie, krizë energjetike, sot qeveria ka sjellë vendime të rëndësishme për këto çështje. Përgjegjësia e çdo qytetari por edhe e politikanëve mbetet, por defenitivisht bëhet fjalë për prolongim të përkohshëm për shkak të tentimit që të ruhet shumica parlamentare në anën e LSDM-së”, u shpreh Zaev.

Zaevi kishte paraqitur dorëheqjen më 31 tetor për shkak të humbjes së thellë të partisë së tij në zgjedhjet lokale. Ai dorëheqjen nuk e kishte dorëzuar në Kuvendin e Maqedonisë së Veriut, ndërsa mbrëmjen e 9 nëntorit, organet më të larta të LSDM-së vendosën që dorëheqja e Zaevit të shtyhet, për shkak të siç u tha, “gjendjes në të cilën ndodhet vendi”.


Shpërndaje lajmin

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *