Këshilltari i ministrit Jevtiq e publikon hartën e Kosovës me flamur të Serbisë

Share

Dragan Repanoviq, këshilltar juridik i ministrit të Ministrisë për Komunitete dhe Kthim, Dalibor Jevtiq e ka publikuar hartën e Kosovës të mveshur me flamur të Serbisë.

Në vitin 2016, ai e kishte publikuar një fotografi ku shihet flamuri serb i vendosur mbi hartën e Kosovës. Kjo fotografi mbahet ende në Facebook të Repanoviqit si një nga fotot e tij të profilit.

Në Ministrinë për Komunitete dhe Kthim, Rapanoviq punon që nga viti 2015. Ai më herët kishte punuar si këshilltar i jashtëm në këtë dikaster, ndërsa kishte punuar edhe si këshilltar komunal në Kuvendin e Komunës së Istogut.

11111 2 640x312 1


Share

Komente