September 16, 2021

Këta janë hapat lehtësues të radhës që propozoi sot Qeveria e Zvicrës

Shpërndaje lajmin

Këshilli Federal në mbledhjen e tij të sotme ka vendosur që të lëshojë në konusltim hapa të mëtejshëm të relaksimit të masave kundër koronavirusit. Ai, këta hapa si propozime po i prezanton në konferencën për media që po mbahet në këtp çaste në Bernë, shkruan albinfo.ch.

Këto janë propozimet për lehtësim që mund të hyjnë në fuqi nga e hëna, 28 qershor 2021:

Detyrimi për maskë

Detyrimi i përgjithshëm për maskë propozohet të hiqet edhe në vendet e punës. Megjithatë punëdhënësit duhet të sigurojnë mbrojtjen e punonjësve të tyre.

Por, detyrimi për maskë duhet të zbatohet edhe më tutje në restorante ose në pikat e shitjes me pakicë.

Mund të hapen sallat e diskotekave dhe të vallëzimit për njerëzitqë kanë certifikatë Covid. Hiqet detyrimi për maskë.

Madhësia e grupeve në ambientet e jashtme të restoranteve tani do të jetë e pakufizuar gjegjësisht hiqet kufizimi i personave që ulen në një tavolinë
Ndërsa brenda, në një tryezë mund të ulen maksimalisht gjashtë persona.

Rriten kapacitetet e pranisë  për dyqane, aktivitete të kohës së lirë dhe ambiente sportive

Maksimalisht  3,000 njerëz mund të marrin pjesë në këto aktivitete kur ato zhvillohen brenda dhe 5,000, jashtë, transmeton albinfo.ch.
Barnatoret dhe shitësit me pakicë do të lejohen të shesin vetë-teste.
Qeveria Federale vazhdon të mbulojë vetëm shpenzimet për pesë vetë-teste në muaj nga farmacitë, por vetëm për njerëzit që ende nuk janë vaksinuar dhe as nuk janë shëruar.
Kohëzgjatja e efektivitetit të vaksinimit duhet të përcaktohet në më shumë se gjashtë muaj – për këtë, Këshilli Federal merr vlerësimin e komisionit për çështjet e vaksinimit.

Hyrja / kthimi në Zvicër bëhet më e lehtë

Hiqet detyrimi i karantinës për njerëzit që hyjnë nga zona Shengen ndërsa hiqet po ashtu ndalimi i hyrjes nga vendet e treta për personat e vaksinuar.
Lista aktuale e rreziqeve e Zyrës Federale të Shëndetit Publik është duke u zvogëluar dhe përmban vetëm shtete ose zona në të cilat qarkullojnë variante të reja të virusit që janë shqetësuese për Zvicrën, përcjell albinfo.ch
Këshilli Federal do të vendosë përfundimisht për këta hapa më 23 qershor.


Shpërndaje lajmin

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *