Këta janë tre personat e dyshuar për vrasjen e boksierit kosovar, kombësia e tyre
Mësohet se organet e rendit në Gjermani kanë arritur të identifikojnë tre persona si të dyshuar për vrasjen e Besar Nimanit, boksierit kosovar, i cili u vra të shtunën e 9 marsit në Gjermani, përcjell albinfo.ch.
Tre personat e dyshuar janë një serb dhe dy kurdë.
Kështu ka konfirmuar vëllai i boksierit, Besar Nimani, duke shtuar se nesër do të bëhen publik identitet e tyre.
“Më kanë informuar që nesër bëhet publik identiteti i tyre, janë futur edhe në listën e INTERPOL-it. Dihet me emra dhe mbiemra kush janë. Të dyshuar janë një serb dhe dy kurdë”, deklaroi ai.
Tutje, sipas informatave që policia i ka treguar, dyshohet se të dyshuarit janë larguar nga Gjermania.