Këto do të jenë temat që do të shtjellohen sot në Konferencën virtuale DIASPORA FLET 2020

Share

posteri konferenca

Sot me datën 19 nëntor, duke filluar nga ora 19:00, në Konferencën virtuale DIASPORA FLET 2020, mbahet Paneli i Diskutimit me temën ‘Diplomacia Publike dhe Digjitale’, moderuar nga Gezim Visoka, me panelistë: Ditmir Bushati, Ermelinda Kanushi, Drilon Gashi, Lendita Haxhitasimi dhe Ibrahim Makoll.

Kuptimi dhe influencimi i qëndrimeve publike, përtej diplomacise tradicionale të qeverive, ka një rëndesi të madhe në rendin e sotëm botëror.

Diplomacia publike mund të përbëjë një faktor thelbësor në pëlqimin, refuzimin apo perceptimin se si një vend, qytetaret dhe politikat e tij mund të ndikojnë dhe të ndryshojnë qëndrimet dhe vendimet e të tjerëve.

Çfarë do të thotë Publik (përfshirë këtu përdorimin e burimeve të internetit – Diplomacine Digjitale) për shqiptarët në shekullin 21?

Ku qëndrojmë ne në epokën e re digjitale?

A po i shfrytëzojmë të gjitha kapacitetet në dispozicion për të markuar vendet tona në sferën digjitale si një komunitet i lidhur?

Cila është situata aktuale e shqiptarëve në botën multilaterale, veçanërisht pas zhvillimeve të fundit politike në Kosovë?

Ku qëndrojmë ne për sa i përket legjitimitetit sipas parimeve ne marrëdhëniet ndërkombëtare?

Këto janë disa nga pyetjet që do të kërkojnë përgjigje përmes këtij paneli, ku folës do të jenë diplomatët dhe studiues të politikës ndërkombëtare. /Albinfo.ch

The post Këto do të jenë temat që do të shtjellohen sot në Konferencën virtuale DIASPORA FLET 2020 appeared first on Albinfo.


Share

Komente