January 13, 2022

Këto janë propozimet e Qeverisë Zvicerane për ashpërsim të masave

Shpërndaje lajmin

Në një mbledhje të jashtëzakonshme  që ka mbajtur sot, më 30 nëntor, Këshilli Federal ka analizuar situatën e re të pandemisë që nga zbulimi i variantit të ri të virusit Omikron.

Për të dhënë informacionet lidhur me mbledhjen, Qeveria e Zvicrës në këto momente është duke ju drejtuar publikut përmes një konference për media.

Kombinimi mes qarkullimit të lartë aktualisht të virusit dhe variantit të ri mund të jetë problematik për Zvicrën, transmeton albinmfo.ch. Prandaj Këshilli Federal ka vendosur të nisë një konsultim paraprak deri të mërkurën në mbrëmje më 1 dhjetor për shtimin  e masave.

Ato janë:

Zgjerimi i detyrimit për certifikatë në ambiente të mbyllura: Detyrimi për certifikatë duhet të shtrihet në të gjitha aktivitetet e brendshme të qasshme nga publiku dhe në të gjitha aktivitetet sportive dhe kulturore amatore në ambiente të mbyllura. Kjo do të hiqte përjashtimin ekzistues për grupet e përhershme nën 30 persona.

Në të ardhmen, certifikata do të kërkohet edhe për takime private me familjen dhe miqtë në ambiente të mbyllura. Për më tepër, detyrimi për certifikatë për ngjarjet në natyrë duhet të zgjerohet për të përfshirë ngjarjet me 300 ose më shumë pjesëmarrës (aktualisht është 1000 ose më shumë).
Zgjerimi i detyrimit  për maskë: Detyrimi për mbajtje të maskës duhet të futet për të gjitha ambientet e brendshme të objekteve me qasje të publikut që kërkojnë një certifikatë, duke përfshirë ngjarjet e brendshme që kërkojnë certifikatë. Në institucionet ku nuk është e mundur vendosja e maskës, duhet të zbatohen masa zëvendësuese: për shembull, në ambientet e brendshme të ngrënies (përfshirë në disko apo në kontekstin e ngjarjeve) duhet të ketë ulje të detyrueshme për konsum. Nëse maska nuk mund të mbahet gjatë aktiviteteve kulturore dhe sportive, duhet të mblidhen detajet e kontaktit (siç është aktualisht rasti për diskotekat).


Shpërndaje lajmin

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *