October 28, 2021

Këto janë vendimet që mori sot Këshilli Federal i Zvicrës

Shpërndaje lajmin

Ministri i Shëndetësisë Alain Berset ka informuar për vendimet e fundit të Këshillit Federal për koronën në konferencën për media të mbajtur pak më parë, në Qendrën Federale të Mediave, në Bernë.

Në vazhdim, një përmbledhje e shkurtër e vendimeve më të rëndësishme:

Këshilli Federal ka hartuar një plan me tri faza për vjeshtën dhe dimrin. Në varësi të asaj se sa e suksesshme do të jetë kuota e vaksinimit dhe sa mutacione të koronavirusit do të ketë, skenarët parashikojnë edhe masa kufizuese, transmeton albinfo.ch

Këshilli Federal ka vendosur t`ia japë katër milion doza të vaksinës  AstraZeneca programit të ndihmës Covax të OKB. Ndërkaq, Zvicra mban për përdorim të brendshëm 1.3 milion doza të vaksinës në fjalë.

I pyetur nga gazetarët se a nuk është e ndieshme që Zvicra të dhurojë vaksinat që nuk ia ka miratuar për përdorim në vend, Berset është shprehur:  “Unë gjithmonë kam thënë AstraZeneca është një vaksinë e shkëlqyeshme. Mos miratimi i saj nuk ka ndodhur se kjo vaksinë ishte e keqe, por sepse shumë pak të dhëna ishin në dispozicion”.

Alain Berset me këtë rast ka këshilluar zvicearnët që ende nuk janë vaksinuar, të mos  udhëtojnë në Rusi për të mbështetur ekipin kombëtar në çerekfinalet e Evropianit të futbollit.

 


Shpërndaje lajmin

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *