April 14, 2021

Këto zakone të përditshme ju shtojnë rrudhat në lëkurë

Shpërndaje lajmin

Disa veprime të përditshme, në dukje të padëmshme, mund të kenë efekte anësore të gjata dhe negative në lëkurën tonë. Më poshtë, ne do ju tregojmë se kush janë këto zakone që sabotojnë përpjekjet tona për të mbajtur lëkurën të re.

1. Çamçakëzi

Mjekët besojnë se përtypja e çamçakëzit krijon rrudha rreth gojës tonë. Kur përtypim përdorim muskujt, dhe kjo mund të çojë në vija të holla dhe rrudha rreth gojës.

2. Vrapimi

Kur vraponi, digjen kalori nën shtresat e lëkurës. Humbja e indit yndyror mund t’i bëjë rrudhat e tyre më të thella.

3. Shikimi në ekranin e celularit

Përdorimi i një telefoni celular mund të bëjë që të dukeni para kohe i moshuar. Ekspertët mjekësorë dyshojnë se shikimi i vazhdueshëm drejt telefonit mund të çojë në më shumë rrudha në qafë.

4. Mos përdorimi i syzeve të diellit

80% e shenjave të dukshme të plakjes, përfshirë rrudhat, shkaktohen nga ekspozimi në diell. Kur shikoni me picërrimë, krijohen rrudha.

5. Pirja me pipë

Pirja e kafesë ose çajit përmes një pipe mund të ju ndalojë të mos merrni njolla në dhëmbët tuaj, por mund të shkaktojë krijimin rrudhave

6. Fjetja në njërën anë

Nëse flini në krah ose në bark, fytyra juaj do shtypet në jastëk, duke bërë që lëkura të paloset.

7. Vini maskë gjumi

Lëkura rreth syve tuaj është shumë delikate dhe e prirur për t’u dëmtuar. Disa maska ​​gjumi mund ta traumatizojnë atë dhe të shkaktojnë inflamacion, i cili përfundimisht mund të shkaktojë rrudha

8. Vënia e lenteve të kontaktit

Kur vendosni lente kontakte, shpesh ngreini vetullat. Kjo lëvizje e përsëritur bën që lëkura në ballin tonë të rrudhet./e.b-abcnews.al


Shpërndaje lajmin

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *