“Ki kujdes se çfarë dëshiron”, Donald Trump lëshon paralajmërimin e fortë për Joe Biden

Share

Gjatë fjalës së tij në Texas, Presidenti në detyrë i SHBA, Donald Trump ka kërcënuar Joe Biden. Trump tha se amendamenti i 25-të për të nuk përbën asnjë lloj rreziku ndërsa shtoi se ai që u ngrit për shkarkimin e tij, do të përfundojë duke ‘gjuajtur’ Joe Biden dhe administratën e tij.

Kështu, sipas Trump, Biden duhet të ketë kujdes me dëshirat që shpreh, shkruan CNN.

“Amendamenti i 25-të është me rrezik zero për mua, por do të kthehet përsëri në ndjekje të Joe Biden dhe administratës së Biden, siç thotë shprehja, ki kujdes se çfarë dëshiron,” – tha Trump ndër të tjera.

Trump në fund të vërejtjeve të tij mbi këtë temë bëri thirrje për “paqe dhe qetësi” dhe gjithashtu “respekt për zbatimin e ligjit dhe njerëzit e mëdhenj brenda zbatimit të ligjit”.


Share

Komente