Shpërndaje lajmin

Lideri suprem koreano-verior, Kim Jong Un shënon sot 10-vjetorin në krye të Partisë Punëtore të Koresë së Veriut. Për nder të tij, Koreja Veriore promovoi të gjitha arritjet politike të Kim dhe zbuloi portrete e ekspozita të reja.
Kim Jong Un mori pushtetin dhe u emërua komandant suprem në dhjetor të vitit 2011, pas vdekjes së babait të tij, Kim Jong Il, shkruan agjencia e lajmeve, Reuters.
Familja Kim ka qeverisur shtetin njëpartiak gjatë gjithë historisë së saj.
Ndërkohë, disa imazhe satelitore kanë treguar trupat e Koresë së Veriut duke u praktikuar për një paradë ushtarake që mund të mbahet këtë javë.
Analistët thonë se vendi komunist mund të kryejë një test të plotë të raketave balistike ndërkontinentale (ICBM), për herë të parë që nga viti 2017.
Portreti i Kim Jong Un, teksa festohej 10-vjetori në krye të Partisë të Punëtorëve

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *