Kim Jong-un pranon zyrtarish se Koreja e Veriut po përballet krizë për ushqim

Shpërndaje lajmin

Udhëheqësi i Koresë së Veriut Kim Jong-un ka pranuar zyrtarisht se vendi i tij po përballet me mungesa të ushqimit, informon albeu.com.

Kim tha se “situata e ushqimit të njerëzve tani po tensionohet”. Ai tha se sektori i bujqësisë kishte dështuar të përmbushte objektivat e tij të grurit për shkak të tajfuneve vitin e kaluar, i cili shkaktoi përmbytje.

Ka raporte që çmimet e ushqimeve kanë pësuar rritje, dhe NK Neës që raporton se një kilogram banane kushton 45 dollarë, informon albeu.com.

Koreja e Veriut ka mbyllur kufijtë e saj për të frenuar përhapjen e Covid-19.

Si rezultat, tregtia me Kinën ka rënë. Koreja e Veriut mbështetet në Kinë për ushqim dhe karburant./albeu.com


Shpërndaje lajmin

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *