Kim Jong Un shfaqet për herë të parë me vajzën në publik
Udhëheqësi i Koresë së Veriut Kim Jong Un është shfaqur për herë të parë në publik bashkë me vajzën e tij.
Media shtetërore e Veriut raportoi të shtunën se Kim Jong-Un vëzhgoi lëshimin e llojit të ri të raketës balistike ndërkontinentale me gruan e tij Ri Sol Ju dhe vajzën.
Kim tha se lëshimi i raketës Hwasong-17 – raketa me rreze më të gjatë veprimi të Veriut dhe me aftësi bërthamore – dëshmoi se ai ka një armë të besueshme për të frenuar kërcënimet ushtarake të udhëhequra nga SHBA.
Është hera e parë që media shtetërore e Koresë së Veriut përmend vajzën apo publikon fotot e saj. Ndërkohë nuk janë dhënë detaje të tjera për emrin dhe moshën e saj.
Pjesa më e madhe e jetës private të Kim është ende e panjohur. Por mediat koreano-jugore raportuan se Kim u martua me Ri, një ish-këngëtare, në vitin 2009 dhe se çifti ka tre fëmijë të cilët kanë lindur në 2010, 2013 dhe 2017.
LEXONI GJITHASHTU:
Ish-kryeprokurori i Gjykatës Speciale emërohet prokuror për hetimet ndaj Trump-it
Koreja e Veriut zotohet të prodhojë më shumë armë bërthamore
Koreja e Veriut lëshon raketën ndërkontinentale, rrezja mund të arrinte SHBA