Kim Kardashian dhe Kanye West drejt divorcit

Share

Divorci i Kim Kardashian dhe Kanye West është shumë pranë. Sipas “New York Post” martesa e Kim tyre ka marrë fund. “Page Six”, rubrika e  thashethemeve në tabloidin e Rupert Murdoch, citon burime pranë çiftit që Kim ka rekrutuar Laura Wasser, një avokate të specializuar në divorcet e personave të famshëm për të vlerësuar pretendimet e saj.

“Ata po e mbajnë në heshtje, por martesa e tyre ka mbaruar”, tha burimi, sipas të cilit tani po flitet për mënyrën e ndarjes së fëmijëve dhe pasurive.

Gjithashtu sipas burimeve të “New York Post”, Kim dhe Kanye kaluan pushimet të ndarë.

“Ajo e bindi atë që të shkonte në Wyoming në mënyrë që qëndronte vetëm dhe të vlerësonte ndarjen”- shton burimi.


Share

Komente