Kim Kardashian është e bindur se ka marrë vendimin e duhur për t’u ndarë nga reperi

Shpërndaje lajmin

Ndërsa kanë kaluar disa muaj që kur Kim Kardashian bëri kërkesë për divorc nga Kanye West, të tjera detaje kanë dalë në dritë. “Just Jared” citon një burim të afërt pranë influencueses së famshme, që sipas të cilit ajo nuk donte që të divorcohej por tashmë mendon se është vendimi më i drejtë që ka marrë.

Kanye West, Kim Kardashian team up for Kris Jenner's birthday

“Ajo po luftonte vërtet me kohën kur bëri kërkesë për divorc. Ajo ishte shumë e mërzitur për këtë dhe me të vërtetë nuk donte ta paraqiste. Kim ka bërë një rrugë të gjatë që kur bëri kërkesën për divorc. Tani është shumë mirë dhe e lumtur që mori vendimin e duhur.”, është shprehur burimi.

Kim Kardashian Says She 'Could Do Two More' Kids with Kanye West | PEOPLE.com

Kim foli për herë të parë për problemet e martesës me reperin gjatë episodit të fundit të “Keeping Up With the Kardashians”, ku shprehej: “Mendoj se ai meriton dikë që do të mbështesë çdo lëvizje të tij dhe ta ndjek nga pas në të gjithë vendin.“, duke iu referuar ish partnerit. Kim dhe Kanye kanë katër fëmijë dhe të dy kërkojnë kujdestarinë e përbashkët. /abcnews.al


Shpërndaje lajmin

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *