Kim Kardashian largon unazën e martesës dhe del me veshje transparente në Los Angeles

Share

Kim Kardashian ka nënshkruar letrat e divorcit për tu ndarë nga Kanye West.

Ylli i Keeping Up With The Kardashians dhe reperi i njohur, thuhet që janë duke përfunduar martesën prej shtatë vitesh, shkruan portali arbresh.info

E pas këtij vendimi, Kim u pa në Los Angeles pa unazën e martesës në gisht.

Kim dukej mahnitëse me një palë pantallona blu me shkëlqim, që vinin në dukje këmbët e saj.

Ajo gjithashtu u fut në atë që dukej të ishte një xhaketë e zezë me material PVC, duke i lënë flokët e saj të lira dhe duke theksuar tiparet e fytyrës me një makijazh të lehtë.

Kim e kombinoi dukjen e saj me një palë këpucë të bardha që siguronin një kontrast për syrin e pjesës tjetër të veshjes së saj ndërsa doli nga izolimi këtë të enjte.

kim5kim4 2kim1 2

Kujtojmë se, Kim u martua me fituesin e çmimeve ‘Grammy’ në vitin 2014, me një ceremoni madhështore në Itali.

Dyshja pritën në jetë katër fëmijë, North (shtatë vjeç), Saint (katër vjeç), Chicago (dy vjeç) dhe Psalm (një vjeç). /arbresh.info/


Share

Komente