Kina i tregon “dhëmbët” Tajvanit, dërgon 43 avionë ushtarakë pranë ishullit

0
Shpërndaje lajmin

Tajvani njoftoi të mërkurën se 43 avionë ushtarakë kinezë u vunë re rreth ishullit në 24 orët e fundit.

Sipas deklaratës së Ministrisë së Mbrojtjes, janë pikasur 43 avionë kinezë dhe shtatë anije. 37 avionë kanë kaluar vijën e demarkacionit, thuhet në njoftim.

Gjatë vitit të kaluar, Pekini ka rritur aktivitetet ushtarake rreth Tajvanit, të cilin e konsideron territorin e tij.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *