Kina ka miratuar testimin e 16 vaksinave të tjera

Share

Media shtetërore kineze raportoi se qeveria ka miratuar testimin klinik të 16 llojeve të tjera të vaksinave të prodhuara në vend, raportoi BBC.

Sipas China Daily, gjashtë nga ato 16 vaksina të koronavirusit kanë kaluar tashmë fazën e tretë, transmeton portali arbresh.info

Kina tashmë ka dy vaksina, të cilat i shet nëpër botë, ndërsa në Kinë, rreth 40 milion qytetarë kanë marrë tashmë vaksinën.

Kina ka shitur 440 milion doza në të paktën 27 vende, e cila quhet “diplomaci e vaksinimit” nga autoritetet kineze. /arbresh.info/


Share

Komente