Kina nuk ka plane konkrete për të marrë asetet energjetike ruse

Shpërndaje lajmin

Gjigandi shtetëror kinez i naftës dhe gazit, CNOOC, thotë se nuk ka plane konkrete për të marrë investimet ruse në energji që janë braktisur nga kompanitë perëndimore pas pushtimit të Ukrainës, raporton BBC.
Telegrafi raportoi së fundmi se Shell ishte në bisedime me CNOOC për të shitur një aksion në një fushë masive të gazit natyror të lëngshëm në Rusi.
Por shefi i financave të CNOOC, Xie Weizhi, i tha Reuters: “Aktualisht konflikti Rusi-Ukrainë është në një fazë komplekse. Ne jemi duke monitoruar situatën dhe nuk kemi ende ndonjë plan apo veprim konkret”.
Ai shtoi se në radhë të parë ka paqartësi mbi mënyrën sesi bizneset e Perëndimit do të mund të largojnë investimet e tyre, pasi për ta bërë këtë iu duhet miratimi i Rusisë.
 
LEXONI GJITHASHTU:

Rusia vijon tregtinë me BE-në, 62 mld euro nga eksportet gjatë 2 muajve luftë
Sekretari i OKB: Lufta do të zgjasë derisa Rusia të vendosë për ndalimin e saj

Leave a Reply

Your email address will not be published.