Kina reagon për sistemi anti-raketë që i dorëzoi Serbisë

Shpërndaje lajmin

Ministria e Jashtme e Kinës në një reagim për aeroplanët ushtarakë që janë ulur në Beograd, thotë se bëhet fjalë për dërgesa të rregullta ushtarake që po merr Serbia.
Zhao Lijian theksoi se dërgesa nuk ka të bëjë me ndonjë palë të tretë dhe nuk ‘lidhet me situatën aktuale’, pa dhënë më shumë detaje, raporton ‘Associated Press’.
Agjencia amerikane e lajmeve raporton se Serbia ka marrë sistem të sofistikuar anti-raketë në një operacion gjysmë-sekret që ka ndodhur gjatë fundjavës.
Duke iu referuar mediave dhe ekspertëve ushtarakë, AP thekson se 6 avionë ushtarakë transportues Y-20 u ulën në Beograd të shtunën.
Në bordin e avionëve kinezë gjendeshin sistem anti-raketë tokë-ajër të modelit HQ-22 për ushtrinë serbe.
Sipas AP, ekspertët e shohin këtë dërgesë armatimi që ka kaluar përmes hapësirës ajrore të të paktën dy vendeve anëtare të NATO-s, Turqi dhe Bullgari, si demonstrim të forcës në rritje të Kinës.
Ky sistem kinez anti-raketë është i krahasueshëm me sistemin amerikan ‘Patriot’ dhe sistemin rus ‘S-300’.
Serbia do të bëhet kështu vendi i parë në Evropë që posedon raketa kineze, thotë AP.

Leave a Reply

Your email address will not be published.