Kina vaksinon 1 milion qytetarë me vaksinën e saj eksperimentale, ekspertët amerikanë: Kinezët po mashtrojnë

Share

Gjigandi farmaceutik, Sinopharm, ka deklaruar se më shumë se 1 milion njerëz në Kinë janë injektuar me vaksinën eksperimentale të prodhuar nga kjo kompani.

Lajmi u bë i ditur nga vetë presidenti i kompanisë, Liu Jingzhen, i cili tha se e kanë përdorur vaksinën dhe se nuk kanë marrë ndonjë rezultat negativ nga pacientët.

Sipas tij, vaksina i është dhënë punëtorëve të ndërtimit, diplomatëve dhe studentëve të cilët kanë udhëtuar në më shumë se 150 shtete gjatë periudhës së pandemisë. Jingzhen, tregon se askush nuk ka shfaqur shenja infeksioni. Ai gjithashtu është shprehur se vaksina i është dhënë të paktën 56 mijë personave në datën 6 nëntor.

Sinopharm ka dy kandidatë për vaksinë, por është e paqartë se kujt po i referohej presidenti kompanisë.

Ndërkohë shumë media dhe analistë amerikanë shprehen se pretendimet e Kinës për gjetjen e vaksinës janë të pavërteta dhe se ajo nuk ekziston.

Kujtojmë se ende nuk është gjendur vaksina 100% efikase dhe kompanitë të cilat ndodhen më pranë zbulimit janë Pfizer dhe Moderna.

The post Kina vaksinon 1 milion qytetarë me vaksinën e saj eksperimentale, ekspertët amerikanë: Kinezët po mashtrojnë appeared first on Media .


Share

Komente