Kishin ngecur në teleferikun qindra metra mbi luginë, shpëtohen 8 personat
Ushtria pakistaneze ka shpëtuar tetë persona, përfshirë gjashtë fëmijë, të cilët kishin ngecur për rreth 15 orë në një teleferik të prishur qindra metra mbi një luginë të thellë të martën në veriperëndim të Pakistanit.
Gjashtë fëmijët dhe dy të rriturit kishin ngecur herët në mëngjesin e 22 gushtit, kur njëra nga kabllot e teleferikut u këput derisa ata po kalonin përmbi një lugin në rrethinën Batahram, në provincën Khyber Pakhtunkhwa. Fëmijët ishin duke shkuar në shkollë.
Për shkak se operacioni i shpëtimit me helikopterë u bë i pamundur pas perëndimit të diellit, ekipet e shpëtimit vendosën ta nisin një operacion të rrezikshëm duke e përdorur kabllon tjetër e cila ishte ende e padëmtuar, për t’iu afruar ulëses së ngecur duke e përdorur një ulëse të improvizuar.
Familjarët e personave që kishin ngecur u lutën për rreth 15 orë derisa po e shikonin në ankth operacionin e shpëtimit.
Operacioni i shpëtimit u shikuan në tërë Pakistanin, ku njerëzit u mblodhën para televizorëve nëpër zyra, dyqane, restorante, spitale dhe shtëpi.
Kur ekipet e shpëtimit i dorëzuan fëmijët te familjet e tyre, shumica e tyre shpërthyen në lot, tha Nazir Ahmed, një zyrtar i lartë i Policisë, i cili ishte i pranishëm në zonën ku misioni i shpëtimit ajror dhe tokësor nisi.
“Të gjithë po luteshin për këtë çast”, tha Ahmed.
Bilal Faizi, zëdhënës i shërbimit emergjent të Pakistanit, tha se të ngecurit ishin furnizuar me ushqim dhe ujë në fillim të ditës.
LEXONI GJITHASHTU:
FOTO| Momenti i arrestimit, kush është shoferi që përfundoi te diga e liqenit
Ndarja nga jeta e Toto Cutugno/ Rama: Privilegj të jetoja në një kohë me ju